Edhe ambasadori gjerman mbështet deklaratat e ambasadorit zviceran

Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, e ka përkrahur ambasadorin zviceran lidhur me deklaratën e tij se nuk duhej të investohej në veteranë të rrejshëm para projekteve jetësore.

Heldt përmes një postimi në profilin e tij në Twitter tha se ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet tha atë që shumica e njerëzve e mendojnë.

“Kolegu zviceran shprehu atë që shumë prej nesh mendojnë. Ne si bashkësi ndërkombëtare jemi të angazhuar për të ndihmuar. Gjermania dhe Zvicra përkrahin me 10 milionë euro Kosovën për ujë dhe trajtim të ujërave të zeza në të gjithë vendin që nga viti 1999, jemi krenarë për atë që bashkëpunimi ynë me #Kosovën ka arritur për njerëzit! Por…”, shkruan Heldt në njërin postim në Twitter.

Reklama e sponzorizuar

Pak më vonë, në postimin tjetër, thotë se ata kanë përgjegjësi të japin para taksapaguesve të vet se ku i lënë këto para.

“Atëherë pyetjet janë të ligjshme për shpenzimet e Qeverisë. Jo në parim të pensioneve, por në mënyrën se si ato trajtohen. Sepse ne, duhet t’ua shpjegojmë taksapaguesve tanë pse jemi duke bërë atë që po e bëjmë në Kosovë”, përfundon Heldt.