Facebooku publikoi fjalëkalimet e gati 600 milionë përdoruesve.

Fjalëkalimet e qindra miliona përdoruesve të Facebookut dhe Instagramit mund të jenë ekspozuar si pasojë e një mbikëqyrje nga kompania e rrjeteve sociale.

Kjo gjë u zbulua nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs, i cili raporton se Facebooku publikoi fjalëkalimet e gati 600 milionë përdoruesve.

Kjo do të thotë se informacioni ishte i lexueshëm dhe i kërkueshëm nga më shumë se 20,000 punonjës të Facebookut që nga viti 2012.

Reklama e sponzorizuar

Facebooku ka konfirmuar tashmë dështimin tronditës të sigurisë, por këmbëngul se ka rregulluar çështjen dhe nuk ka gjetur ndonjë dëshmi se informacioni është publikuar në vende të tjera./mapo