Pas deklarimeve të përfaqësuesve të partive parlamentare në seancën e jashtëzakonshme në foltore ka dalë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai ka treguar se vlera e shpenzimeve për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është rreth 170 mijë euro.
Haradinaj tha se shpenzime të paparapara kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara duke përmendur këtu shpenzimet e vitit 2016 e që sipas tij janë shpenzuar rreth 8 milionë euro.
“Andaj kjo është praktikë e qeverive për shpenzimet e paparapara. Unë e mirëpres diskutimin për paratë e publikut dhe nëse ka lëshime dhe të meta, përgjegjësitë duhet më ndodhë”, ka deklaruar Haradinaj.