Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koçijaniçiç tregon problemet kryesore ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Ajo vë në dukje se modeli i Partneritetit Publiko-Private (PPP) në Shqipëri ka një sërë problemesh, Komisioni Evropian ka shfaqur dyshimet e tij në lidhej me procesin e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë në disa raporte të publikuar së fundmi.
Zhvillimi i investimeve bazuar në modelin e Partneritetit-Publik-Privat, ka marrë shumë kritika nga opozita dhe ekspertët në Shqipëri. Ky model po shikohet si një mënyrë e re e zbrazjes së buxhetit të shtetit dhe thellimit të korrupsionit.
Rritja ekonomike vazhdoi në Ballkanin Perëndimor me një ritëm relativisht të fuqishëm gjatë tremujorit të tretë të vitit 2018. Megjithatë, pjesëmarrja e ulët e tregut të punës dhe papunësia e lartë, vazhdojnë të përfaqësojnë disa nga sfidat më të qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor. Me gjithë përmirësimet e përgjithshme në bilancet fiskale, nivelet e larta të borxhit publik mbeten burim i ndjeshmërisë në shumicën e vendeve”. Për vitet 2019-2020, niveli i përgjithshëm i PBB-së së Shqipërisë pritet të jetë në nivelet e 3.9 për qind. Ritmi i papunësisë në Shqipëri për vitin 2019 pritet të jetë 11.1 për qind. Inflacioni do të jetë në ritmin e 2-6 për qind.
Dy vitet e fundit, FMN ka shprehur disa shqetësime rreth shteteve të brishta ekonomike në Ballkanin Perëndimor, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Çfarë duhet të bëhet më shumë?
Komisioni thekson se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor paraqesin dobësi, por nuk i konsiderojnë ato si “shtete të brishta”, të cilat nuk do të sillnin asnjë qeveri dhe administratë të themeluar, asnjë kontroll qeveritar të territorit, një situatë shumë të paqëndrueshme politike etj. sfidat e politikave ekonomike dhe prioritetet në Ballkanin Perëndimor mund të gjenden në publikimet që lidhen me dialogun vjetor makroekonomik dhe financiar midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor (dhe Turqisë), të realizuar në kuadrin e procesit të Programit të Reformës Ekonomike (ERP).
Për sa i përket Shqipërinë, Shqipëria përballet me disa pengesa për të përmirësuar rritjen potenciale dhe konkurrencën. Gjyqësori i dobët, zbatimi i pamjaftueshëm i të drejtave pronësore dhe procedurat administrative, janë dobësitë institucionale që janë trajtuar vetëm pjesërisht deri tani. Kjo po pengon si bizneset lokale dhe investimet potenciale të huaja, ndërkombëtare.
Një shqetësim shtesë i Komisionit Evropian është se kontratat e PPP-së, duhet të prokurohen në mënyrë transparente në përputhje me standardet e prokurimeve publike shqiptare.
E pyetur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe tarifën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për prodhuktet nga Serbia e BeH, Kocijançiç tha:
Siç thuhet në mënyrë të përsëritur, Bashkimi Evropian së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjera, i bën thirrje qeverisë së Kosovës që të pezullojë menjëherë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të dialogut. Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka alternativë për rifillimin e shpejtë të dialogut midis palëve. Tarifat jo vetëm që qëndrojnë në rrugën e dialogut, por edhe qëndrojnë në rrugën e integrimit evropian të Kosovës.