Me akuza e kritika të shumta për keqmenaxhim e keqqeverisje është përcjellë të enjten votimi i miratimit të Raportit vjetor buxhetor të Komunës së Prishtinës për vitin e shkuar, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Anëtarët e opozitës në KK kanë thënë se suficiti prej 25 milionë eurosh nga buxheti vjetor i Komunës po ndodh në një kohë kur nevojat për investime janë të mëdha në kryeqytet.
Sipas tyre, suficiti më i madh buxhetor rezulton nga dështimi i realizimit të projekteve kapitale. Por për këtë ata nuk i fajësuan drejtorët e kabinetit të kryetarit, Shpend Ahmeti, por vetë atë duke e akuzuar për neglizhencë të punëve në Komunë.
Halim Halimi, kryesues i Grupit të anëtarëve të LDK-së në KK, ka thënë se me këtë performancë buxhetore “Ahmeti duhet të analizojë më mirë pozitën e vet dhe të na tregojë se çka po don me ba”