Organizata ORA nga Ferizaj është duke kërkuar hetim urgjent nga inspektorët e punës rreth shkeljeve që janë duke ju bërë në vend të punës nga punëdhënësit e tyre.
Përmes një komunikate për media, kjo organizatë ka tri kërkesa për autoritetet kombëtare, përcjell Gazeta Insajderi.
Kjo është komunikata e plotë:
Organizata ORA përmes kësaj komunikate për media shpreh shqetësimet e saja lidhur me dukurin e shkeljes se te drejtave te punëtorëve nga punëdhënësit që po bëhet në vazhdimësi në qytetin e Ferizajt.
Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune, pagesa jo e rregullt, janë tri shkeljet e rënda me të cilat përballen këta punëtorë dhe ka tre kërkesa urgjente për autoritetet kompetente :
1).Organizata Ora kërkon që të respektohen rregulloret nga punëdhënësit që përcaktojnë fillimin, mbarimin dhe respektimin e orarit të punës sidomos nga punëdhënësit e sektorit privat në territorin e Komunës së Ferizajt. Në bazë të nevojave dhe kërkesave të punonjësve dhe të qytetarëve po kërkohet në vazhdimësi që kjo dukuri të jetë e rregulluar me akte normative që dita e diele te jetë dite pushimi për te gjithë punëtorët në qytetin e Ferizajt
2).Gjithashtu kërkojmë hetime urgjente nga inspektorët kompetent për punedhenesit që punëtoret e tyre i kanë pa kontrata pune dhe disa puntorve që i’a paguajnë kontributet me paga minimale sa për sy e faqe ,paga te cilat nuk korespodojne për punën që e bejne.
3).Kërkesa e trete dhe e rëndësishme sa dy të parat është që pagat te shpërndahen përmes xhirollogarive bankave gjë që pamundëson dukurin e pagesave jo të rregullta e që është dukuri shume e përhapur në vend dhe shkelje e rëndë e të drejtave të punëtorëve. Ti dalim në ndihme urgjente atyre punëtorëve që po shkelen te drejtat e tyre në vendin tone dhe të dënohen shkelësit e të drejtave të punëtorëve.