Papunësia tek të rinjtë në Kosovë vazhdon të jetë shumë e lartë me 57.3 për qind të tyre pa një vend pune. Por gjendja akoma më e rëndë është tek rinia e gjinisë femërore.
Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë tek rinia e gjinisë femërore është 69.3 për qind krahasuar me meshkujt me 51.4 për qind, përcjell Buletini Ekonomik.
Në tremujorin e katërt të vitit 2018, të rinjtë në Kosovë kishin dy herë më shumë gjasa të ishin të papunë në krahasim me të rriturit, me shifra pothuajse të ngjashme për meshkujt dhe femrat. /Buletini Ekonomik/