Punëtorët e Telekomit me peticion kundër vazhdimit të kontratës me Z-Moblile

Mbi 1800 punëtorë të Telekomit kanë nënshkruar peticion kundër vazhdimit të kontratës në mes të Telekomit dhe Z-Moblile.

Kryetari i Sindikatës së PTK-së, Lamih Balaj në një konferencë të jashtëzakonshme tha se për shkak të kontratave korruptive gjendja e Telekomit është mjaftë e rëndë. Ai tha se kontrata në mes Telekomit dhe Z-mobile skadon më 30 korrik të këtij viti prandaj përmes nënshkrimit të peticionit po tentojnë të pengojnë vazhdimin e një kontrate të tillë që siç tha ai e ka dëmtuar Telekomin por edhe buxhetin e Kosovës.

Duke folur për humbjet që i ka sjellë kjo kontratë Telekomit, Balaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që mos ta vazhdojnë këtë kontratë pasi në të kundërtën e njëjta nuk zbatohet nga punëtorët e kësaj kompanie.

Reklama e sponzorizuar

Ai ka paralajmëruar edhe masa radikale në rast të nënshkrimit për vazhdimin e kontratës në mes të Telekomit dhe Z-Moblile.