Rritet shkalla e papunësisë në Kosovë për 0.8 për qind

Për 0.8 për qind është rritur niveli i papunësisë në tremujorin e fundit të vitit që kemi lënë pas, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2017.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se mbi 159 mijë e 684 apo 31.4 për qind e personave të aftë për punë janë në pritje të një vendit të punës, shkruan sot “Koha Ditore”. Niveli i papunësisë është më i lartë tek femrat sesa tek meshkujt.

Kjo ka bërë që Kosova të jetë vendi me nivelin më të lartë të papunësisë në rajon. Një gjë e tillë është konstatuar edhe në raportin e publikuar nga Banka Botërore dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor 2019”.

Reklama e sponzorizuar

Aty thuhet se performanca e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor ka vazhduar të përmirësohet, edhe pse me një ritëm më të ngadalshëm se në vitin paraprak dhe me gjithë rritjen më të madhe ekonomike në rajon.