rSipas INSTAT, Në muajin Shkurt 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2018 janë: Kosova (61,2 %), Gjermania (7,2 %), dhe Greqia (2,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,1 %), Spanja (-22,9 %), dhe SHBA (-16,1 %).
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (18,7 %), Maqedonia (3,4 %) dhe Turqia (142,9 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-3,2 %), Gjermania (-3,0 %), dhe Greqia (-12,6 %).
Në muajin Shkurt 2019, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shkurt 2018 janë: Turqia (21,1 %), Kina (12,7 %) dhe Gjermania (8,2 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-5,6 %), Greqia (-1,8 %) dhe Rusia (-10,1 %).
Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kina (16,2 %), Turqia (5,7 %) dhe Rusia (16,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-9,5 %), Greqia (-1,7 %) dhe Gjermania (-1,8 %).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,3 %, të gjithë tregtisë. Në Shkurt 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 80,1 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 61,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,2 %), Greqia dhe Gjermania (6,7 %), dhe Turqia (6,1 %).
Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2019, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 82,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,7 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (34,5 %), Greqia (6,9 %), Kina (6,7 %) dhe Gjermania (6,3 %).