Taksa 100%: Importi nga Serbia bie në 0.2 për qind

Në muajin shkurt, importi i produkteve nga Serbia për në Kosovë ra në pikën më të ulët që nga paslufta. Vetëm 0.2 për qind nga totali i importit prej vendeve të CEFTA-së ishte nga Serbia.

Shprehur në shifra, importi për muajin shkurt 2019 ishte 482 mijë euro, që është drastikisht më ulët se muaji shkurt 2018, kur importi ishte 30.1 milionë euro.

Në muajin Shkurt 2019, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 11,7 milion euro, ose (48.7%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (20.0%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (19.8%), Maqedonia (13.8%), Serbia (7.2%), Mali i zi (7.0%).

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin Shkurt 2018, arritën në 33,2 milion euro, ose (14.3%) të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (36.7%). Vendet me pjesëmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia (6.8%), Shqipëria (6.4%) dhe Serbia (0.2 %). /Buletini Ekonomik/