Bizneset ‘startup’, Kosova krahasohet me Izraelin

Portali ‘Times of Israel’ i ka kushtuar një artikull bizneseve të reja të teknologjisë që po tregojnë sukses në Kosovë. Gjithashtu ajo ka krahasuar Izraelin me shtetin e vogël të Ballkanit Perëndimor.

Arta Shehu Zaimi, bashkëthemeluese e Labbox dhe Akademisë JCoders, i mëson fëmijët më moshë aq të vogël sa 8 vjet, bazat e kompjuterikës dhe robotikës. Sot, ajo ka 5 qendra me më shumë se 1 mijë studentë.

Kompania e Ron Cenës, Formon, prodhon printera 3D dhe i shet ata për vetëm 599 Euro. Edhe Akademia Platforma i themeluar nga sipërmarrësi Besart Konushevci, është një program softuerik që përdor algoritme që detektojnë plagjiaturën në punime akademike në shumë gjuhë të ndryshme.

Reklama e sponzorizuar

Këto janë tre ‘start up’ të sukssshme që kanë një gjë të përbashkët, të gjitha morën hapat e parë tek Innovation Centre Kosovo (ICK), një kompleks i teknologjisë së lartë që në shikim të parë nuk duket që i takon një kryeqyteti të një vendi të vogël i njohur më shumë për të kaluarën me luftë dhe përçarje etnike.

Misioni i ICK’së është ky, të krijojë punë dhe perspektivë të biznesit në sektorët e teknologjisë dhe energjisë së gjelbërt nëpërmjet inovacionit, ndërmarrësisë dhe investimeve.

”Duke parë potencialin e pa prekur të rinisë sonë, kjo qendër është bërë një shtëpi për shumë të rrinjë që e shohin si mundësi për të zhvilluar idetë e tyre në biznes të qëndrueshëm. Thënë në mënyrë të qartë, ata vinë tek ne me një ide, dhe në i ofrojmë atyre shërbime të gatshme dhe programe për të i’i ndihmuar atyre të vënë në jetë biznesin”, thotë Uranik Begu, drejtor i ICK’së.

Me shtëpi në një ndërtesë nëntë katëshe në qendër të Prishtinës, ICK’ja shpesh pret vizita nga mysafirë jashtë shtetit. Të tilla janë vizitat nga një delegacion biznesor që qëndroi katër ditë në Kosovë muajin që shkoi. Institucioni është hapur në vitin 2012 me fonde nga qeveria Norvegjeze.

Shtatë vjet më vonë, është inovatori kryesor për ide “startup” kudo në Ballkan.

Diku 250 njerëz punojnë në ICK. Rreth 40 mijë njerëz kanë qenë në 360 eventet e tyre vitin e kaluar, dhe 70 mijë njerëz hynë në ndërtesën e tyre për një arsye apo tjetër.

Mosha mesatare e këtyre vizitorëve është 23 vjet.

ICK operon me një buxhet vjetorë prej rreth 400 mijë euro. Suedia është donuesi më i madh, fonde të tjera të shumta vijnë nga Bashkimi Evropian, Ambasada gjermane dhe ajo amerikane në Prishtinë, si dhe nga Ministria e Inovacionit e Kosovës.

Qendra thotë që është përgjegjëse për zhvillimin dhe lansimin e më shume se 400 produkteve dhe më shumë se 170 biznese të reja duke filluar nga ZagApps dhe Solaborate deri tek Gjirafa.com dhe ZombieSoup. Gjithashtu ka krijuar më shumë se 1 mijë punë dhe ka fituar 30 çmime duke përfshirë atë nga NASA Space Apps Challenge.

Komuniteti online i ICK’së ka më shume se 130 mijë ndjekës.

Por Kosova, që ka shpallur pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, është duke vuajtur ekonomikisht, shkruajnë izraelitët.

Shkalla e papunësisë është 30%, dhe përkundër rritjes së GDP’së 4.5% këtë vit, ende është ndër vendet më të varfra në Evropë. Rroga mesatare është vetëm 200 euro në muaj, duke krahasuar me 2000 euro sa është në BE.

“Kosova ka popullatën më të re në Evropë, por rinia jonë ka opsione të limituara këtu. Ata duhet që të punojnë për dikë, apo të krijojnë një biznes të vetin. Ne gjithashtu kemi njerëz që duan të ndërlidhin edukimin e tyre me disa prej aftësive që ofron ICK’ja”, tha Begu për Times of Israel.

Begu 42 vjeçar, e din se për çka flet. Në vitin 1994, si një 17 vjeçar ai ishte thirrur për të luftuar në Kroaci. Ai shpëtoi duke u larguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një student.

Përkundër vështirësive ekonomike që vinë nga statusi i paqartë ndërkombëtar i Kosovës, shteti ka shënuar ngritje të madhe në të ashtuquajturën ekonomi digjitale. Duke iu falënderuar pjesërisht ICK’së, Kosova posedon një skenë të ‘start up” shumë dinamike, dhe që është gjithmonë në rritje.

Gjithashtu ka një shkallë të penetrimit në internet prej 85%.

Begu thotë që sektorët agrikulturor dhe industrial nuk mund të garojnë me barrierat që ka krijuar Serbia.

”I vetmi sektor që tregon një balancë pozitive është ai i shërbimeve. Ne mund të jemi Izraeli i regjionit. Ne kemi partner të mirë në anën tonë”, shpjegon Begu.

Donjeta Sahatciu, drejtore ekzekutive e Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) tha se ndërsa Gjermania, Zvicra dhe Amerika e Veriut ofrojnë potencialin më të madh të eksportit, “kërkesat për viza, mungesa e kontakteve afariste në tregjet e synuara dhe gjetja e partnerit të duhur të biznesit janë pengesat kryesore në nxitjen e sektorit të sapoformuar të Kosovës, i cili në 2018 ka raportuar të hyra prej 912,000 – më shumë se dyfishi i 436,000 € në të ardhurat për vitin 2017.

Driton Hapçiu, drejtor ekzekutiv i firmës “start up” Cacttus, tha se të rinjtë nuk po largohen nga Kosova për shkak të pagave të ulëta.

“Ata po largohen sepse nuk shohin përparim politikisht,” tha ai. “Ata që po largohen nuk janë punonjësit me pagesë të ulët, por ato në fundin më të lartë. Dhe ata gjithmonë do të largohen në fund të ditës, sepse ne kemi qenë të mbërthyer në kafaz për më shumë se 20 vjet”

Konsulenti i marrëdhënieve me publikun në Nju Jork, Ari Zoldan ishte një nga drejtuesit një delegacioni të SHBA’së. Zoldan, i cili gjithashtu dha një leksion në ICK, u tha 200 biznesmenëve që filluan bizneset e tyre që erdhën për ta dëgjuar atë të flasin se ai dëshiron ta shohë Kosovën të lulëzojë.

“Qëllimi ynë në fund të ditës nuk është të mbajmë pagat e ulëta, dhe unë nuk mendoj se kjo duhet të jetë një pikë shitëse”, tha ai. “Më mirë t’ju paguaj pak më shumë dhe t’ju mbaj të lumtur”.