Deputeti i pavarur kërkon vendosjen e embargos totale ndaj Serbisë

Kuvendi i Kosovës ka lajmëruar se të premten do të mbajë seancë plenare.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00, ndërkaq në rend dite janë 17 pika.

Pika e 11 ka të bëjë me kërkesën e deputetit të pavarur Korab Sejdiu për debat parlamentar lidhur me një kërkesë të Sejdiut për vendosjen e embargos ndaj mallrave serbe.

Reklama e sponzorizuar

“Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Korab Sejdiu, lidhur me nevojën urgjente për vendosje të sanksioneve ekonomike (përfshirë embargon) dhe sanksioneve politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti”, thuhet në paraljmërimin e Kuvendit për rend të ditës. /Buletini Ekonomik/