Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se gjatë vitit 2018 në kuadër të krimeve të rënda janë intensifikuar veprimet në drejtim të sekuestrimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, ku janë ngrirë dhe janë sekuestruar pasuri që kapin shifrën prej 27 milionë e 867.000 eurosh. Por sipas Prokurorisë fatkeqësisht konfiskimet përfundimtare janë shumë më të vogla.
Vetëm gjatë vitit 2018 Prokuroria e Shtetit ka sekuestruar pasuri në vlerë prej 28 milionë eurosh, e cila dyshohet se është përfituar me vepër penale. Por sipas Prokurorisë fatkeqësisht konfiskimet përfundimtare janë shumë më të vogla, shkruan zëri.
“Dua të theksojmë se prokurorët nuk nxjerrin vendime përfundimtare për konfiskim. Të gjitha hallkat e sistemit gjyqësor duhet të japin kontribut në këtë drejtim dhe duhet të kuptojnë se çelësi i suksesit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë qëndron në konfiskimin e pasurisë dhe në dobësimin e fuqisë ekonomike të grupeve kriminale”, thuhet në njoftimin për medie të Zyrës së kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.