Haradinaj shkarkon ministrin Teodosijeviq që fyeu rëndë shqiptarët

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal Ivan Teodosijeviq, pasi fyerjeve të këtij të fundit ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Më poshtë statusi i plotë i kryeministrit:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Reklama e sponzorizuar

RH