Rreth 37 mijë veteranë morën mbi 57 milionë euro pensione

Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2019, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave (MF), shihet se për pagesa të veteraneve janë shpenzuar hiç më pak se 57,61 milionë euro, raporton “Front Online”.

Gjithnjë duke u bazuar në këto të dhëna zyrtare shihet se shpenzime të njëjta si kjo kanë qenë edhe në periudhën e njëjtë të vitit 2018 deri sa në periudhën e njëjtë të vitit 2017 ato ishin 37 milionë euro. Sipas të dhënave të fundit pensionin e veteranit në vendin tonë e marrin rreth 37 mijë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.