Vaji ushqimor, i cili nxirret nga përdorimi prej lokaleve hoteliere, po grumbullohet jashtëligjshëm nga kompania private “Quatra Ballkans”. Në bazë të disa dokumenteve shihet se kompania në fjalë bizneseve me të cilat ka lidhur kontratë u ka ofruar dëshmi se është licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), por kjo e mohon një gjë të tillë
Një sasi e konsiderueshme e vajit ushqimor, që nxirret nga përdorimi prej lokaleve hoteliere në Kosovë, po grumbullohet jashtëligjshëm nga kompania “Quatra Ballkans”, e cila nuk është e pajisur me licencë për këtë punë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Kompania në fjalë, e cila është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), në fund të vitit që lamë pas në kontratat që po lidh me lokalet hoteliere në vend po u ofron dokumente se është e licencuar nga MMPH-ja.
Mirëpo kjo Ministri e mohon një gjë të tillë. Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, deri më tash vetëm një kompani është e licencuar për këtë veprimtari banesore, derisa një tjetër është në proces të licencimit nga Ministria në fjalë./Zëri