Sot në mëngjes, organizata Beyond The Wall, ka ndërmarr aksion simbolik/protestë “kurban për themele të ndërtesave” me të cilin dëshironin ta ngrisin problematikën e vdekjeve në vend të punës të punëtoreve e punëtorëve në Kosovë.
Mirëpo instalacioni i tyre para qeverisë është larguar nga inspektorati i komunës me arsyetimin se nuk janë pajisur me leje, kjo përkundër faktit se pesë ditë para aksionit ata kanë aplikuar pikërisht për atë si dhe e kanë lajmëruar policinë.
Komuna e Prishtinës ka dhënë arsyetim absurd se përgjigja për leje do të jep me datën 25 Maj, do të thotë një muaj pas kohës kur veçse aksioni do të duhej të realizohej.
Nga organizatat kanë thënë se komunat kanë përgjegjësi për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe së bashku me inspektoratin e punës të kryejnë inspektim të punishteve.
Pikërisht Prishtina është vendi me numër më të madh të punëtorëve të vdekur në ndërtimtari, ku rasti i fundit është lëndimi i punëtorit 23 vjeçar M.M. i cili është rrëzuar para 3 dite deri sa punonte në objektin në Lakrishte të quajtur si “44 katëshi”.