Kosova me rënien më të madhe të popullsisë në Evropë në dekadën e fundit

Sipas një studimi të gjatë, të bërë në 14 shtete të Evropës, njerëzit në Evropën Lindore dhe Jugore janë më të shqetësuar për emigrimin sesa për imigrimin.

Shumica e banorëve të Spanjës, Italisë, Greqisë, Hungarisë, Polonisë dhe Rumanisë- shtete këto në të cilat niveli i popullsisë është duke rënë dukshëm, kanë thënë që emigrimi është bërë çështje më brengosëse për ta sesa imigrimi.

Hulumtimi është bërë nga YouGov dhe ka përfshirë një pyetësor, i cili iu bë përafërsisht 50.0000 personave. Në total 20% e tyre janë shprehur se janë të brengosur për çështjen e emigrimit, kurse 32% prej tyre për imigrim.

Reklama e sponzorizuar

Përderisa Luksemburgu është nje nga shtetet me një rritje të lartë të popullsisë prej 26.4%, Kosova renditet si një nga vendet që ka pësuar më së shumti rënie të popullsisë gjatë viteve të fundit për – 15.4%. Ky fenomen është duke ndodhur si shkak i emigrimit të të rinjve që janë larguar për të punuar në Evropën Veriore. Korrupsioni, nacionalizmi, terrorizmi dhe ndryshimet klimatike janë gjithashtu disa nga arsyet.