Nga nesër fillon linja e rregullt e transportit publik Prishtinë-Aeroport-Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se që nga nesër do të fillojë linja e rregullt e transportit publik Prishtinë-Aeroport-Prishtinë.

Ahmeti në një status në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 të mëngjesit. Ai ka thënë se çmimi i biletës do të jetë 3 euro.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Reklama e sponzorizuar

“Lajm i mirë!
Prej nesër (1 maj) fillon linja e rregullt e Transportit Publik Prishtinë – Aeroport – Prishtinë.
Nisja nga Prishtina dhe Aeroporti do të jetë çdo orë duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit dhe çmimi i biletës do të jetë 3 euro.
Nisja është nga Stacioni i Autobusëve dhe Autobusi do të niset deri në qendër për ti mbledhur udhëtaret në rrugën Xhorxh Bush te Katedralja dhe te Pallati i Rinisë”, ka shkruar në facebook, Shpend Ahmeti.