Vlera e kredive të garantuara arrin në 100 milionë euro

Vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga Bankat partnere të cilat janë garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur vlerën e 100 milionë eurove, shpërndarë në 2,577 kredi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Një rezultat i tillë i përcjellë me efektet pozitive për ndërmarrësin dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zinxhirin e zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatë.

Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank, TEB Bank si dhe Raiffeisen Leasing Kosovë.

Reklama e sponzorizuar