Një aksion masiv policor po zhvillohet në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
Burime të Koha.net kanë bërë të ditur se një numër i madh i forcave policore po zhvillojnë aksion në këtë pjesë kundër narkotikëve dhe gjithashtu, një numër i madh i forcave policore gjendet nëpër disa shtëpi.
Lajmin e këtij aksioni për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Mund të konfirmoj se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, por detaje s’kemi ende”, tha ai për Koha.net.