Në forumin “Fol Hapur”, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, pasi foli për rininë dhe mos-sigurimin e vendeve të punës, iu kthye edhe bisedës rreth shpëlarjes së parave.
O’Connell tha se duke mos bërë padi për shpërlarjen e parave, Kosova bën thirrje që paratë e krimeve të shpëlahen në Kosovë.
“Praktika e gjatë në Kosovë ka qenë mos me paditë larjen e parasë. Unë e kuptoj që kjo është thirrje për paratë kriminale nga krejt Evropa. Nëse nuk i padisim atëherë kjo ndodh me politikën e Kosovës, ajo po bëhet strehuese për paratë e kriminneleve”, u shpreh O’Connell, transmeton Periskopi.
Ai tha se tashmë ka ardhur koha të rregullohen këto gjëra sepse ka nisur të humb durimi dhe kjo është shumë e rrezikshme për Kosovën.
O’Connell u shpreh se Kosova ka nevojë për përkrahjen e vendeve të Evropës dhe është rrezik për qytetarët e Kosovës nëse vjen koha kur ata nuk do të flasin më, prandaj bëri thirrje që qytetarët të kërkojnë llogari dhe ndryshime.
“Presioni nga qytetarët e vetmja mënyrë për të detyruar politikanët të marrin masa. Transparenca është shumë e rëndësishme”, tha ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë.