Në Forumin Ekonomik Mbarë-Shqiptarë, që është mbajtur të marten në Tiranë është folur për lehtësimin e tregtisë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por në vend të tejkalimit të barrierave në sfond të takimit është shfaqur një luftë tregtare.
Sipas përfaqësuesve të biznesit, janë barrierat tarifore dhe ato jo-tarifore që po hasin në eksport bizneset kosovare në Shqipëri.
Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese, atëherë Kosova do të aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare.
Kjo ishte konfirmuar nga kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka.
Ai kishe thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë përpjekje për të hequr të gjitha pengesat që mund të ballafaqohen me eksportet shqiptare në Kosovë, por Qeveria shqiptare po dështon të përmbushë angazhimet e saj për disa nga kërkesat emergjente të konsideruara nga bizneset e Kosovës.
Për këtë çështje është deklaruar vetë i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se shpreson që të zgjidhen problemet e tregtisë që Kosova ka me Shqipërinë, derisa nuk ka pohuar e as mohuar nëse do t’i vendoset taksë edhe Shqipërisë.