Grupi i Currit dyshohet se kanë përvetësuar 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme

Policia e Kosovës përmes një aksioni të gjerë sot gjatë ditës ka arritur që t’i arrestojë shtatë persona të cilët dyshohet të jenë marrë me krim të organizuar si dhe fajde. Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë, shkruan Express.

E dëmet që ky grup i kryesuar nga Ismet Osmani i njohur si Curri nga Mitrovica po dyshohet se kanë përvetësuar më shumë se 2.5 milionë euro pasuri të jashtëligjshme përgjatë këtyre viteve të fundit.

Grupi i Currit besohet se është marrë me fajde si dhe ka përvetësuar, para, shtëpi, toka nga persona të ndryshëm.

Reklama e sponzorizuar

E deri më tani në prangat e policisë kanë rënë shtatë persona. Në kërkim janë edhe disa të tjerë.

Sipas Express, bashkë me Ismet Osmanin janë arrestuar edhe Ilir Bojku, Mentor Maqani si dhe Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve” në rastin e Emin Beqirit, ish-shefi i krimeve ekonomike.

Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike.

Në një prononcim për Gazetën Express, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar arrestimet, duke folur edhe për dyshimet.

“7 persona janë ndaluar për fajde. Të gjithë këta janë ndalur për 24 orë. për të njejtit janë duke u ndërmarrë veprime hetimore. Afetet ligjore ia mundësojnë 24 orë kohë me shiqu a me e pru kallëzimin apo çfarë të bëhet më tutje”, ka thënë Beka për Express.

Një operacion i policisë është është kryer në lagjen “Marigona” nga ku Express mësoi se u arrestuan Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, i cili është pronar i disa kazinove në Kosovë, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani.

Ndërsa, para pak minutave u arrstua edhe ish-ushtari i UCK-së, Rrahim Hashimi, ish-i akuzuari për rastin e “Sekserëve”.

“Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës për Express.

Gjithashtu, Policia njoftoi se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalë me informacione shtesë.