Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion ka zhvilluar një operacion policor në disa lokacione.
Ndërsa, në arrati vazhdon të jetë Rrahim Hashimi, ish i akuzuari për rastin e “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.
“Mund të konfirmojmë se, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një hetimi të gjatë, është duke e realizuar një operacion policor i cili përfshin disa lokacione”, tha Policia e Kosovës për Express.
Gjithashtu, njoftuan se pas përfundimit të operacionit policor, mund të dalin me informacione shtesë.









