Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron vërshime për datën 14.05.2019.
Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka parashikuar se do të ndodhin vërshime për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim, transmeton koha.net.
Sipas njoftimit të IHMK vërshimet do të paraqiten me datën 14.05.2019, dhe do përfshijnë pjesën perëndimore, jugore dhe veriore të Kosovës.
Parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me shanse të mëdha të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme.
Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.