Lekaj: Bechtel-Enkas ia ndalem 11 milionë euro

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se 11 milionë ia kanë ndalur kompanisë Bechtel-Enka, si formë e penaltive për vonesat në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Autostrada u përurua këtë javë, apo pesë muaj me vonesë nga kompania ndërtuese.

“Bechtel-Enkas ia kemi ndalë 11 milionë euro. Këtu hyjnë vonesat nga kompania, por në disa raste ka pasur edhe mospërputhje të faturave”, ka thënë Lekaj në emisionin DPD me Fidanin.

Nga ana tjetër, shteti i Kosovës u detyrua t’ia japë Bechtel-it, 53 milionë euro për shkelje të kontratës. Sot e asaj dite ende nuk është sqaruar me fakte kjo shumë e dhënë Bechtel-it.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 700 milionë euro. /Buletini Ekonomik/