Ministri gjerman për liberalizimin: Nuk po ua bëjmë dhuratë, Kosova i ka përmbushur kushtet

Michal Roth, ministri gjerman i Shtetit për Europën bën thirrje për më shumë përfshirje të Bashkimit Europian në rajon.

Ai në një intervistë për Spiegel ka folur për atë se a duhet të ketë rivendosje të kufijve në Ballkan dhe për çështjen e vizave të Kosovës.

Më poshtë pjesë të intervistës:

Reklama e sponzorizuar

Spiegel: Pas zgjedhjeve evropiane do te vendoset për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa hezitojnë, siç është Presidenti francez Emmanuel Macron.

Roth: Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosovën ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet.

Spiegel: A jeni në favor të liberalizimit të vizave midis BE-së dhe Kosovës?

Roth: Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do e të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia, shkruan Top Channel.

Spiegel: Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës po shqyrtojnë rivendosjen e kufirit; Komisioni i BE-së ka qenë i hapur për të. Çfarë mendoni ju?

Roth: Jo këtë. Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive.