Tregtia me Kinën: Kosova eksporton 1 milion, importon mbi 300 milionë

Republika e Kosovës dhe ajo e Kinës janë larg mes vete me mijë kilometra. Por, këto dy shtete po del se janë goxha të afërta mes vete kur është në pyetje biznesi.

Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Kinës kapin shifra qindra milionëshe.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se gjatë vitit të kaluar në Kosovë kanë hyrë mallra të ardhur nga Kina në vlerë prej rreth 310 milionë euro.

Reklama e sponzorizuar

Por, edhe Kosova ka bërë pak eksport në Kinë. Sipas Doganës, shteti i Kosovës në Kinë ka dërguar mallra në vlerë vetëm prej rreth 1 milion e 500 mijë eurove.

“Saktësisht 1 milion e 401 mijë euro është vlera e eksportit të Kosovës drejt Kinës. Kurse, importi i Kosovës nga Kina është mbi  309 milionë euro”.

Edhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), shteti i Kinës vazhdon të jetë vendi prej nga Kosova importon më së shumti mallra.

Sipas ASK-së gjatë muajit mars të këtij viti, nga  100 milionë euro të importit, më së shumti kanë hyrë mallra në Kosovë nga Turqia dhe Kina.

“…ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 100.3 milionë euro, ose 34.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.2%) dhe Kina (10.4%).