Auditori: Në Postë u përvetësuan 76 mijë euro, rasti po hetohet nga Policia

Auditori i Përgjithshëm, me rastin e auditimit të pasqyrave financiare për Postën e Kosovës, ka evidentuar një rast të dyshimtë të ndodhur në këtë ndërmarrje në vitin 2016-të, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas Auditorit, ekziston dyshimi i bazuar që zyrtarë të caktuar të ndërmarrjes, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë përvetësuar shumën prej 76,151 euro.

Rasti në fjalë po hetohet edhe nga Policia e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar

“Aktualisht lënda është ende në procedim në gjykatë edhe ende nuk ka një vendim final”, thuhet në raportin e Auditorit për Postën e Kosovës. /Buletini Ekonomik/