Ministria e infrastrukturës me datën 12.04.2018 e ka nënshkruar udhëzimin administrativ nr.2/2018 për përcaktimin e kushteve dhe procedurave për homologim të mjeteve rrugore.
“Lidhur me këtë udhëzim administrativ Autoriteti Kosovar i Konkurrencës gjatë fazës së hartimit të këtij U.A, ka dhënë mendimin profesional duke e rekomanduar Ministrinë e Infrastrukturës që t’i rishikojë nenet e caktuara për të cilat Autoriteti ka konsideruar që bien ndesh me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës”, thuhet në komunikatën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës shpreh shqetësimin e tij për miratimin e këtij udhëzimi administrativ i cili nuk i ka marrur për bazë vërejtjet dhe rekomandimet e AKK-së, raporton RTKlive.
“Autoriteti kërkon nga Ministria e infrastrukturës që Urgjentisht ta merr për bazë mendimin profesional të Autoritetit, duke e ndryshuar këtë udhëzim administrativ, sepse si i tillë shpie në sjellje anti-konkurruese, dhe ç’rregullon dhe shtrembëron tregun përkatës. Në të kundërtën Autoriteti do t’i shfrytëzoj të gjitha mundësit ligjore, e gjithashtu këtë çështje do ta ngrisim edhe të institucionet tjera përkatëse”, thuhet në komunikatën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.