Një nga transferimet më të mëdha të pasurisë në histori pritet në ditët e ardhshme.
Me lëvizjen e lehtë të stilolapsit të gjyqtarit, aksionet në vlerë prej 38 miliard dollarë në Amazon.com Inc. do të kalojë tek MacKenzie Bezos si pjesë e ndarjes së saj nga themeluesi i kompanisë Jeff Bezos.
“Kjo është Godzilla e të gjitha divorceve”, tha Peter Walzer, president i Akademisë Amerikane të Juristëve të Brendshëm dhe partner themelues i Walzer Melcher. “Asgjë nuk vjen afër saj për shkak të sasisë së pasurisë që po ndahet”.
Jeff Bezos, 55 vjeç, mbetet personi më i pasur në botë, me 12% të aksioneve në Amazon në vlerë 112 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg. Ai do të mbajë asetet e tjera, duke përfshirë Washington Post dhe kompaninë për zbulimin e hapësirës Blue Origin.
MacKenzie Bezos ka thënë se ka ndërmend të japë më shumë për kauza të ndryshme. Ajo nënshkroi premtimin e dhënies në maj, duke premtuar të dhurojë më shumë se gjysmën e pasurisë së saj për filantropi.