Familjarët e të rinjëve që vdiqën në autostradë: Nuk kanë pasur asnjë ditë pushimi

Nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” kanë mbetur të vdekur dy të rinj, njëri 25 vjeçar e tjetri 20.

Familja Bytyqi ka hapur të pamën për djalin e tyre të vetëm, Arianitin, që vdiq aksidentalisht.

Babi i tij, Kadri Bytyqi, thotë se djali i tij ka një vit që punon në “Sharr Travel”.

Reklama e sponzorizuar

Ai tregon se me rrogën që merrte mezi mbante veten.

“Pak e ka pasë punën e vështirë se nuk kishte ditë pushimi. Kur e thirrshin në 12 të natës iu dashke me shku shembull në Gjilan, Pejë a në Shqipëri. Gjumë bojke shumë pak, një person që i bën 10 orë punë duhet edhe me pushu”, ka thënë Bytyqi për T7.

Në anën tjetër, miku i Arianitit e përshkruan të ndjerin si njeri të urtë, i cili e ka bërë punën pa ankesa e me qejf.

“Në 7 të sabahut, në 12 të natës e kanë thirrë kjo kompania “Sharr Travel”, orar pa orar, nuk ka qenë njeri me sherr, çka i kanë thënë ka ba” u shpreh miku i tij.

Ditë zie kanë edhe familja Gallopeni nga fshati Doberdelan i Suharekës.

Djali i tyre ka punuar më shumë se dy vite në kompaninë “Sharr Travel”.

Prapa kamerave familja e të ndjerit kanë thënë se Gentriti nuk ka pasur asnjë problem me kompaninë. /Insajderi/