Agjencia Kundër Korrupsion ditë më parë ka publikuar Deklarimet e Pasurisë të zyrtarëve shtetërorë. Ndër ta është edhe prodekanja Lumnije Thaçi, njëherësh edhe zonja e parë e Kosovës, shkruan Insajderi.
Mirëpo, sot u konfirmuar që diçka nuk është në rregull me deklarimet e zonjës së parë. Agjencia Kundër Korrupsion, publikoi emrat e zyrtarëve shtetërorë të cilët do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë e ndër ta është edhe Lumnije Thaçi.
Zonja e parë, në deklarimet e pasurisë ka paraqitur që ka në bankë para të gatshme rreth 24,871 euro. Këto para ajo i ka deklaruar disa si të vetat, disa si të bashkëshortit (Hashim Thaçi) e disa të tjera si të fëmijës (Endrit Thaçi).
Prodekanja Thaçi, ka thënë se ka pasuri të luajtshme një veturë Audi Q5 e vitit 2016-të në vlerë të 15 mijë eurove.
Ndërsa pasuria e luajtshme kapë mbi gjysmë milionë euro, ose më saktësisht mijë euro.
E të hyrat vjetore për Zonjën e parë kapin e vlerën e 19 mijë e 200 eurove, nga paga që merr si prodekane në Universitetin e Mitrovicës./ Insajderi.com