Pas ankesës së avokatëve, gjykata nuk e ka lejuar prokurorin Naim Abazi që ta marrë në pyetje Ismet Hamitin, në lidhje me marrëveshjen mes Dardafone dhe PTK-së.
Një situatë e tillë ka shkaktuar polemika mes prokurorit Abazi dhe prokurores Nushe Mekaj. Abazi ka pyetur gjyqtaren nëse është në anën e mbrojtjes apo gjykatës.
Më pas gjykata ia ka lejuar prokurorit marrjen në pyetje të Ismet Hamitit, i cili ka thënë se kjo marrëveshje ka qenë mekanizëm për plaçkitje të fondeve publike.
Hamiti ka thënë se qysh në vitin 2007 e kishte denoncuar këtë marrëveshje.