Konflikti i interesit: Mbi 600 zyrtarë publikë marrin më shumë se një pagë nga buxheti i shtetit

Agjencia Kundër Koruupsion (AKK)

Ka rreth 15 muaj që ka hyrë në fuqi Ligji i ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Ky ligj ndalon çdo pagesë të dytë nga buxheti publik për zyrtarët shtetërorë.

Reklama e sponzorizuar

Megjithatë prej prillit 2018, kur ky ligj ka hyrë në fuqi, janë mbi 600 zyrtarë publikë, të cilët marrin më shumë se një pagë nga buxheti i shtetit, shkruan sot Koha Ditore.

Ligji, sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, nuk ka gjetur ende zbatim për një arsye. Sipas tyre, ligjet e tjera e lejojnë pagesën për më shumë se një pozitë, ndërsa ky ligj që është votuar më vonë nuk e lejon.

Sipas shoqërisë civile, janë mbi 660 zyrtarë publikë që paguhen jashtëligjshëm nga buxheti i shtetit, duke filluar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, që, sipas tyre, mban shtatë pozita.

Pa u modifikuar ligji i fundit, i cili shprehimisht sqaron nenet e ligjeve të tjera, zyrtarët publikë do të vazhdojnë të marrin para në kundërshtim me nenin 13 të këtij ligji. Neni 13 i këtij ligji, papajtueshmëria me ushtrimin e funksionit publik, përcakton edhe situatat kur zyrtarit publik i ndalohet të ushtrojë më shumë se një pozitë në organe apo institucione drejtuese. Paragrafi 2 i këtij neni e sqaron këtë situatë