Kuvendi miraton Raportin e Komisionit Hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 29 mars.

Raporti ka kaluar me 59 vota për, dy kundër dhe katër abstenime.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca propozoi mocionin që të ndalet diskutimi dhe të vazhdojnë në votim.

Reklama e sponzorizuar

“Do kërkoja një mirëkuptim prej grupeve parlamentare. Meqë po vërehet një pajtueshmëri e mendimeve të të gjithë deputetëve që kemi të bëjmë me një raport profesional atëherë po vërehet që kemi edhe 18 folës dhe do ishte mirë të shkojmë drejt në votim”, tha ai.

PSD, Nisma dhe 6+ u shprehën kundër këtij mocioni, megjithatë raporti u miratu.