Monopoli në homologim ngritet si shqetësim edhe në Raportin e Progresit për Kosovën

Zyra e Bashkimit Evropian dhe dy ambasada në Kosovë reaguan kundër mundësisë së vazhdimit të monopolit në homologimin e veturave që kryhet vetëm nga një kompani, përkatësisht “EuroLab”, pronë e Devolli Group.

Por kjo çështje ka gjetur vend edhe në një raport të rëndësishëm të Bashkimit Evropian për Kosovën. Në raportin e progresit të Komisionit Evropian, i publikuar këtë vit, përmendet si shqetësim monopoli në këtë sektor.

Madje ekspertët e Bashkimit Evropian, marrëveshjes së kompanisë EuroLab me Qeverinë i referohen si ‘marrëveshje ekskluzive’.

Reklama e sponzorizuar

“Në Kosovë ekzistojnë monopolet e një natyre tregtare në kuptim të nenit 37 të TFBE. Marrëveshja ekskluzive me një kompani private lidhur me homologimin e detyrueshëm të automjeteve për të gjitha makinat e importuara ngre shqetësime”, thuhet në raportin e progresit.

Si rrjedhojë, në raport thuhet se “rregullat për shërbimet financuese të interesit të përgjithshëm ekonomik janë pjesërisht në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian”. /Buletini Ekonomik/