Agimi për Agimin: Ka bagazh politik prej 20 vjetësh

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, është prezent në seancën plenare për votimin e Qeverisë.

Por Bahtiri ka gjetur kohë që të deklarohet para gazetarëve.

“Akuzat dhe kritikat që i bën opozita janë të drejta sepse pa opozitë nuk ka Qeveri. Qytetarët e dinë se kush janë ata dhe kush jemi ne dhe që do të qeverisim vendin me një marrëveshje të harmonizuar”, deklaroi Bahtiri.

Reklama e sponzorizuar

Bahtiri është pyetur edhe për raportin jo të mirë mes Kurtit-Veliut, ku deklaroi se Agim Veliu ka një bagazh politik prej 20 vjetësh dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Mes tjerash Bahtiri shkoi se figura e Glauk Konjufcës nuk është dëmtuar pas largimit si kryeparlamentar, dhe se është njëri ndër figurat më të rëndësishme të partisë.