Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj.
Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri ka thënë ‘Dita Botërore e Mjedisit na kujton rritjen tonë të vetëdijesimit dhe ruajtjes së Ambientit dhe se Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë’.
“Qeveria e Kosovës që nga fillimi i mandatit e vendosi përkujdesjen ndaj mjedisit si njërën nga prioritetet e saj. Sot, në Ditën Botërore të Mjedisit që na kujton rritjen tonë të vetëdijesimit dhe ruajtjes së Ambientit, Kosova është futur në linjë me vendet botërore që janë model në ruajtjen e hapësirës ku jetojnë.
Qeveria e Kosovës ka krijuar task forcën ndërministrore për veprimet konkrete kundër ndotjes së ajrit prej së cilës rrodhën vendime të rëndësishme. -Janë ndarë 34 milionë euro për ndërrimin e filtrave të TC Kosova B.
Ka bërë rritjen e kapaciteteve në sistemin e ko-gjenerimit dhe hapjen e dyerve për projekte me energji të ripërtërishme që do të ndikojë dukshëm në përmirësimin e ajrit. -Qeveria krijoi task forcën për pastrimin e Kosovës. Por, vetëm bashkërisht mund ta përmirësojmë jetesën në vendin tonë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.