Arsyetimet e PDK-së që të mos shkohet në zgjedhje – “ta ruajmë buxhetin”

Ministri i Drejtësisë nga PDK-ja, Abelard Tahiri, në mbledhjen e sotme të thirrur nga kryeministri i dorëhequr ka deklaruar se nuk mund të shkohet në zgjedhje.

Ai tha se nuk ka buxhet për organizim të zgjedhjeve.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk është paraparë të shkohet në zgjedhje prandaj edhe nuk ka buxhet për KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve nëse shkojmë në zgjedhje. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje pasi që nuk kemi buxhet. E kemi këtu edhe ministrin e Financave që besoj na e qartëson më mire”, tha Tahiri.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili edhe para disa muajve kishte deklaruar se nuk ka buxhet për të shkuar në zgjedhje gjatë këtij viti, e ka mbështetur deklaratën e Tahirit.

“Brenda KQZ-së nuk ka fonde për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Hamza.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe dy ministrat e PDK-së, kanë kërkuar që partnerët e koalicionit të ulen të bisedojnë dhe të marrin një vendim për shmangien e zgjedhjeve.

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje para një jave pasi që është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.