Inspektorati ndërpret përkohësisht punimet në hidrocentrale

Inspektorati i Komunës së Shtërpcës pas një varg protestash nga banorët e disa fshatrave ka ndërprerë përkohësisht punimet në dy hidrocentrale.

Inspektorati komunal ka nisur këtë aksion duke u bazuar në vendimin e Kuvendit komunal të datës 29 shtator të vitit 2016, i cili pezullon përkohësisht punimet e projektit të hidrocentraleve dhe gjithashtu duke u bazuar në një raport të Inspektoratit komunal nga terreni,  shkruan sot Koha Ditore.

“Shtyhet deri në kohë të pacaktuar fillimi i punimeve në hidrocentrale në Shtërpcë. Ndërprerja e punimeve do të bëhet deri në zgjidhjen e problemit duke marrë për bazë interesat e përgjithshme të Komunës së Shtërpcës dhe duke ofruar zgjidhjen e ujit të pijshëm”, thuhet midis të tjerash në vendimin e Komunës, me të cilin inspektorati ua ka ndërprerë punimet dy hidrocentraleve.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkaq në një raport të Inspektoratit të Komunës së Shtërpcës, midis të tjerash, thuhet se njëri nga hidrocentralet gjatë punimit ka turbulluar ujin e pijshëm për banorët e Shtërpcës.