Kosova sivjet mbulon vetëm 20% të nevojave me miell

Fusha të mbjella me grurë në Kosovë (Ilustrim)

Kosova sivjet mund të mbulojë vetëm rreth 20 për qind të nevojave të popullatës me miell. Kështu thotë Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës. Sipas tij, Kosova i ka vetëm rreth 30 mijë hektarë të mbjella me grurë e jo 50 mijë, sic thonë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe rendimentet sipas tij nuk pritet të jenë të larta, për shkak të mbjelljes së vonë të grurit dhe problemeve tjera të fermerëve. /radio kosova/