Kryetarja e Bordit të Telekomit: “Nuk ka shanca me iu pagu 25 milionët Z-Mobile-it”

Është shtyrë edhe për një kohë afati për pagesën prej 25 milionë euro që Telekomi i Kosovës duhet ta kryejë ndaj Z-Mobile, në bazë të vendimit të Arbitrazhit.

Kryetarja e Bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha, ka thënë për Buletinin Ekonomik se Telekomi e ka ankimuar lëndën tek përmbaruesi dhe tash çështja është në gjykatë.

Përkundër kësaj, ajo ka thënë se kjo pagesë në asnjë mënyrë nuk ka gjasa që t’i kryhet Z-mobile.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk kemi pare. Nuk ka shanca me u bo kjo pagesë”, ka thënë Shatri Berisha, derisa ka përsëritur se lënda është në gjykatë, dhe se pret një vendim në favor të Telekomit.

Ndryshe, dje, Bordi i Telekomit mori vendim që të mos i vazhdohet kontrata Z-mobile për operim në tregun e telekomunikimeve. /Buletini Ekonomik/