Kush është Fahri Osmani, i cili përflitet se do të bëhet Ministër i Inovacionit?

Fahri Osmani është nga Podujeva dhe momentalisht është drejtor i Mensës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Është këshilltarë nga radhët e PDK-ës në Asamblenë komunale.

Ishte kundër kandidat i Naim Fetahut në zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike të Kosovës në degën e Podujevës.

Reklama e sponzorizuar

U mposht nga Fetahu për një rezultat shumë të ngushtë në vota, por edhe pse konsiderohej favorit ai nuk arriti të zgjedhej kryetar i PDK-ës në Podujevë.

Ai ka punuar asistent i Biologjisë në fakultetin e Edukimit të Mjeksisë për një periudhë të caktuar kohore.

E la këtë pozitë para dy viteve pasi rektori Ramadan Zejnullahu mori vendim që të lirojnë njërën pozitë të punës ata persona që mbajnë nga dy pozita në Universitetin e Prishtinës.

Osmani atë kohë vendosi të mbajë pozitën e drejtorit të Mensës së Studentëve, pozitë që e mbanë edhe aktualisht.