Në vitin 2018, Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka rritur shpenzimet buxhetore për 10.3 për qind krahasuar me vitin paraprak, përcjell Buletini Ekonomik.
Saktësisht, Qeveria shpenzoi 162 milionë euro më shumë se që mblodhi.
“Në vitin 2018, dinamikat që karakterizuan sektorin fiskal rezultuan në rritje më të lartë të shpenzimeve buxhetore (10.3 përqind) kundrejt të hyrave buxhetore (4.5 përqind). Rritja e lartë e shpenzimeve buxhetore krahasuar me vitin paraprak, por edhe kundrejt të hyrave, ka ndikuar në rritje të deficitit primar buxhetor në 162.7 milionë euro përkatësisht në 2.4 përqind të BPV-së”, thuhet në raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2018. /Buletini Ekonomik/