DY EKONOMISTË AMERIKAN E FITOJNË ÇMIMIN NOBEL PËR EKONOMINË!

Çmimin Nobel për Ekonominë e fitojnë dy ekonomistë amerikanë

Dy fituesit e zgjedhur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave për çmimin Nobel në Ekonomi të këtij viti janë William D. Nordhaus dhe Paul M. Romer.

Ky çmim që financohet nga Banka Qendrore e Suedisë në nder të Alfred Nobelit feston edhe 50 vjetorin e saj.

Reklama e sponzorizuar

Çmimi i këtij viti për Ekonominë u përqendrua në tre tema kryesore, Inovacioni, Kilma dhe Rritja Ekonomike.

Z. Nordhaus u vlerësua për “integrimin e ndryshimeve klimatike në analizat afatgjata makroekonomike”, ndërkohë që Z. Romer u vlerësua me këtë çmim për “integrimin e inovacioneve teknologjike në analizat afatgjata makroekonomike”.

Të dy laureatët e këtij viti, Nordhaus dhe Romer kanë thelluar ndjeshëm fushën e analizës ekonomike, duke ndërtuar modele që shpjegojnë sesi ekonomia e tregut ndërvepron me natyrën dhe njohuritë.

Paul M. Romer është një ekonomist amerikan i cili ka punuan si Krye Ekonomist dhe Zëvendës President i Bankës Botërore deri në 24 janar 2018. William D. Nordhaus është ekonomist dhe profesor në Universitetin e Yale.

Në vitin 2009, gruaja e parë dhe e vetme që ka marrë çmimin Nobel në ekonomi deri më tani është Elinor Ostrom!