Nënkryetari i AAK’së kërcënon Shqipërinë: “Hiqeni plaçkën 10 euro të rrugës”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar Shqipërinë se qytetarët e Kosovës për vajtje-ardhje duhet të paguajnë dhjetë euro taksë, që është më shumë se karburanti. E kjo sipas tij, edhe pse Rruga e Kombit nuk është e përfunduar.

“Lajm i mirë që është rritur importi i mallërave shqiptare, veç as Shqipëria e as Ambasadori nuk duhet të harrojnë se për më pak se 80 km autostradë të papërfunduar, në atë që njihet si Rruga e Kombit, qytetarët e Kosovës, vajtje-aerdhje, paguajnē dhjetë euro taksē, që është më shumë se sa karburanti që e harxhojnë” shkroi ai.

Ai gjithashtu se Kosova, këtë taksë e sheh si plaçkë. E madje ka kërcënuar, se nëse Kosova vendos taksën atëherë nuk dihet se si do të përfundojë.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo taksë në Kosovë po shihet si plaçkë, dhe është mirë të rikonsiderohet, sepse nëse edhe Kosova fillon të vë taksa, nuk i dihet se ku del hesapi!”