Kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës Babaj i Bokës – Korenicë, e njohur si rruga e Peshkut.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se ky projekt që lidh fshatrat e kësaj ane, ka pritur shumë gjatë për t’u rregulluar dhe ndikon në zhvillimin e komunës së Gjakovës.
Rruga Korenicë – Babaj i Bokës është e gjatë 2.6 kilometra, ndërsa vlera e investimit nga MIT është rreth 290 mijë euro.